Fotografia e themeluesit të kompanisë LinkPlus, Ermal Sadiku është vendosur në murin e studentëve të suksesshëm të Universitetit gjerman ‘Offenburg University’
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku nëpërmjet një postimi në Facebook i cili ndër të tjera ka shkruar se ndihet shumë i lumtur nga nderimi që i është bërë nga Universiteti ku ka studiuar.
“Universiteti ku kam studiuar ne Gjermani, me paska vendos ne Hall of Fame të studentëve të suksesshëm. Nuk kam pas burse sepse nuk kisha lidhje me politike.
As të njofshëm ama shumë zemër. Jam kthy nga ky Universitet me po këtë zemër në vendin tem qe e dua shume. Në këtë universitet ka studiua edhe CEO i Mercedesit … pos te tjerash”, ka shkruar Sadiku në Facebook.