7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ushtaraku francez që spiunoi planet e NATO-s dhe vonoi 6 muaj bombardimin e Serbisë për ta çliruar Kosovën

Rekomandime

Bombardimi i NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe në mbrojtje të popullatës civile në Kosovë, që filloi më 24 mars 1999, mund të ndodhte gjashtë muaj më herët, po të mos i prishte këto plane gjeneralmajori serb, Jovan Millanoviç.

Qindra jetë shqiptarësh do ishin shpëtuar, qindra gjymtime dhe përdhunime do ishin shmangur nëse sulmi do ndodhte më herët.

- Advertisement -

Millanoviç, të cilin mediat e Beogradit e quajnë “Xhejms Bondi serb” është mbështetur tek majori francez Pierre-Henri Bunel, pjesë e inteligjencës franceze, i cili kishte siguruar skicat për caqet e sulmit të aeroplanëve të NATO-s – raporton gazeta DITA.

Në botimin e plotësuar të librit të tij “Serbia dhe NATO”, Millanoviç thotë se më 1995 kishte detyrë të ishte spiun në Bruksel, në selinë e NATO-s, por nën postin zyrtar si këshilltar-ministër në Ambasadë. Ai shkruan se i ishte ngarkuar detyra që të ndërtonte një rrjet informimi që do të zbulonte planet e NATO-s.

- Advertisement -

Ai thotë se në këtë e ka ndihmuar ushtaraku i sipërpërmendur francez.

“Informacionin e parë që kam pasur nga ai e kam kontrolluar në dy ose tre anët, dhe pastaj kam filluar t’i jap detyra. Ai u fut në lojën e spiunimit, shumë i sinqertë dhe i vetëdijshëm për të gjitha pasojat”, thotë Millanoviç, i cili thekson se përgatitjet për sulm në NATO janë bërë gati më 1998 dhe se vendimi për sulm është marrë më 12-13 tetor.

- Advertisement -

Këto informata e këto plane të NATO-s ia kishte dërguar Bunel atij në banesë.

“I kemi analizuar në mbrëmje dhe pastaj u ndamë duke menduar se që të dy atë natë do të arrestohemi. Për mua atëherë nisi ferri. Çfarë të bëj me letrat? Ku të shkoj në ora 11:30? Si t’i mbartja ato? Dola te dalja nga kontejnerët. Hodha një qese e tjetrën e mbarta. Në Ambasadë kam përpunuar dokumentet, siç kërkon procedura, dhe i dërgova në Beograd”, thotë ai, duke shtuar se në bazë të këtyre informatave u bë ripozicionimi i forcave serbe. Pas kësaj sulmi u shty për 6 muaj”.

Roli i shërbimeve sekrete franceze në ndihmë të Beogradit është evidentuar disa herë.

Në foton kryesore, Bunel gjatë procesit gjyqësor për spiunazh, ku ai deklaroi se ka vepruar nën urdhërat e eprorëve. Për dënimin e tij mund të lexoni duke klikuar KËTU.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit