1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ushtria amerikane në arsenalin e saj planifikon të ketë armën e re laserike

Rekomandime

Ushtria amerikane po përgatitet që gjatë viteve të ardhshme të pasurojë arsenalin e saj dhe të forcojë sistemin mbrojtës nga fluturaket pa pilot.

Kompania Raytheon Intelligence & Space (RI&S) ka konfirmuar që ka nënshkruar marrëveshjen e vlefshme prej 123 milionë dollarëve, për zhvillimin e sistemit mbrojtës kundërajror që ushtria amerikane do ta fus në përdorim viteve të ardhshme.

- Advertisement -

Sistemet e drejtuara me energji kanë tërhequr vëmendje të madhe sa i përket sektorit të mbrojtjes, për shkak të mundësisë për të siguruar mbrojtje kundër një game të gjerë kërcënimesh siç janë dronët, artileria, mortajat e deri te raketat.

Ushtria amerikane kërkonte një sistem armësh mobile, që mund shpejt të integrohen në arsenalin ekzistues në një afat të shkurtër kohor për ta dërguar në terrene të ndryshme.

Testimi i sistemit Directed Energy-Maneuver Short-Range Air Defense (DE M-SHORAD) po kryhet prej kohësh. Para kësaj ekuipazhi që ishin shoferi dhe personeli tjetër si komandanti dhe ushtari që manovron me laserin, i janë nënshtruar një trajnimi të detajuar për të operuar me këtë sistem.

- Advertisement -

Në vend të udhëzuesit dhe prezantimit, ekuipazhit i është siguruar një mësim virtual ku kanë mësuar për laserët si funksionojnë dhe si montohen nëpër armë të ndryshme.

RI&S ka të integruar sistemin që përbëhet nga laseri me energji të madhe prej 50-kW, duke lëshuar rreze për gjetjen e cakut dhe sistemin për përcjellje përmes inputit elektro-optik dhe atyre infra të kuqe sikurse edhe radari Ku720, që u vendos në mjetin luftarak Stryker.

- Advertisement -

Laseri mund të bëjë vrima në dron. Atë e vënë në funksion bateria me kapacitet të madh që e mbush motori me naftë i Stryker, kështu që mund të jetë funksional derisa mjeti të ketë derivate.

Ushtria amerikane ka arritur marrëveshje me kompaninë General Atomics Electromagnetic Systems, që do të prodhoj armën më të fuqishme laserike prej 300-kW.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit