16.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ushtria e Kosovës në aksion, këtyre pamjeve duhet t’ua ketë frikën Serbia

Rekomandime

Ushteria e Kosovës realizon në vazhdimësi trajmine të shumta. Kryesisht këto trajnime mbahen në bahskëpunim me ekspertë ushtarak amerikanë, por edhe evropianë, pjesë e NATO’s.

- Advertisement -

Një ndër to do të jetë edhe ai i pjesëmarrjes së Ushtrisë së Kosovës në stërvitjet në Shqipëri.

Stërvitjet e vazhdueshme kanë bërë që djemt dhe vajzat tona të jenë jashtëzakonsisht të pëgratitur dhe në krye të detyrës.

Një prej trajnimeve afatgjate që bën ushtria jonë dhe që nuk mund të harrohet është trajnimi taktik dhe i mbijetesës “Simboli i ujkut“.

- Advertisement -

“Simboli i ujkut” është njëri prej trajnimeve më të avancuara dhe me sfiduese me të cilat përballen pjesëtarët e FSK-së dhe tashmë, dhe këtë trajnim e kanë bërë shumë  gjenerata.

Trajnimi zhvillohet në dy faza, në fazën teorike dhe atë praktike. Njohuritë e fituara në fazën teorike pjesëtarët kanë mundësinë që t’i testojnë edhe në atë praktike në shumë tema si: navigimi ditën dhe natën, lidhjet, repelimi, kalimi i pengesave ujore, marshime me pesha të rënda, marshime të gjata, evakuim i viktimave, shkëputja e kontaktit dhe formacionet e lëvizjes, ngritja e kurtheve dhe strehimoreve si dhe mbijetesa në kushte të dimrit.

- Advertisement -

Gjatë fazës finale të gjitha temat e mësuara duhet të aplikohen me saktësi nga pjesëtarët në operacionin final, i cili në fillim zhvillohet në ujin e akullt të Liqenit të Radoniqit dhe më pas vazhdon me marshime të gjata dhe me detyra të shumta përgjatë gjithë operacionit.

Në trajnimin “Simboli i Ujkut “pjesëtarët përballen me vështirësi të mëdha, duke bartur pesha të rënda me mbi 40 kg dhe vetëm me nga një racion ushqim në 24 orë.

Trajnimi ka për qëllim testimin dhe avancimin e kapaciteteve taktike, fizike dhe psikike të pjesëtarëve të FSK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit