-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ushtria ruse injoron rrezikun nga virusi, do të mbajë paradë me 15 mijë ushtarë

Rekomandime

Ushtria ruse i ka filluar përgatitjet dhe ushtrimet për paradën ushtarake të planifikuar për 9 maj, pavarësisht rrezikut nga përhapja e koronavirusit te ushtarët. Kremlini i ka refuzuar thirrjet për anulimin e paradës që ka ndikim të konsiderueshëm politik.

- Advertisement -

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritët të marrë pjesë në këtë paradë bashkë me homologun francez, Emmanuel Macron, dhe disa udhëheqës të tjerë botërorë për ta shënuar 75-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, me 12 milionë banorë të Moskës që janë izoluar dhe me rritjen e numrit të rasteve të koronavirusit, përgatitjet për paradën ushtarake kanë ngritur shqetësime në Rusi.

- Advertisement -

Në një video të publikuar në Twitter shihen rreth 15 mijë ushtarë të rreshtuar, të cilët po përgatiten për të marrë pjesë në paradën e majit, shkruan “The Guardian”.

- Advertisement -

Në terren gjatë ushtrimeve janë parë edhe tanket e tipit T-34. “9 Maji është datë e shenjtë për miliona banorë në Rusi. Parada e Ditës së Fitores është caktuar dhe do të mbahet në Sheshin e Kuq”, shkroi në Tëitter një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit