12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Vajza e Baki Jasharit përfshihet në polemika me Labinot Tahirin, rrëfen gjithçka që i ndodhi me babanë e prekur me COVID-19

Rekomandime

Aspak të lehta kanë qenë ditët për familjen Jashari, që kur drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari është prekur me koronavirus.Sopranoja e njohur, njëherësh vajza e tij Arta Jashari, ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, me ç’rast ka ndarë me ndjekësit e saj të gjitha sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kësaj “lufte”.Por, momenti kritik kur solo këngëtarja ishte duke kërkuar një raport nga mjeku për të siguruar insulinë për z. Jasharin, ishte ai kur Arta shpërtheu.

- Advertisement -

“Hajde Lab knoma naj kangë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jom solo këngëtare/muzikante sikur ti, vec me nja 3 diploma, dy prej tyre evropiane. E kam lanë Berlinin për me i kontribu Kosoves. Sot kam dalë me lyp një copë letër për me siguru insulinë për drejtorin, dirigjendin, kompozitorin Baki Jashari – bain tim si qytetare e Republikës së Kosovës”, ishte çfarë kishte shkruar ajo.Menjëherë pas këtij postimi në rrjetin social “Facebook”, te shumtat ishin reagimet e mediave dhe komentuesve po ashtu.Mirëpo ajo për emisionin “Sonte” në T7 ka sqaruar ketë situatë dhe të gjithë mllefin e momentit.

“Nuk ishte poenta për t’na kthyer kundër njëri tjetrit ne këtë luftë sepse unë e kuptoj që edhe Labi edhe të tjerët jemi duke shkuar drejtë një kolapsi financiar. Jemi duke folur për të njëjtin Labinot Tahiri i cili prej shumë vitesh bën vepra humanitare të cilat ish dashtë edhe shteti me i siguru dhe nuk duhet asnjeherë ta harrojmë një gjëntë tillë dhe t’i hudhim të gjitha poshtë në një moment dobësie të dikujt apo ndonjë gabimi që ka bërë në prononvim. Poenta ime ishte që të rrisë vëmendjen që t’i thjeshtëspjmë procedurat banale ligjorenë një situatë të tillë, e jo të dal në vijë të frontit kundër Labit sepse nuk duhet të kthehemi kundër njëri-tjetrit, por të bashkohemi të gjithë kundër kësaj pandemie”, tha ndër të tjerash ajo.Ndryshe, Arta Jashari gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë një fushatë më rrjete sociale për vetëeijësimin dhe kujdesin ndaj Covid 19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit