Irlanda do të vendosë kufizime në fluturimet dhe anijet nga Britania nga mesnata në përgjigje të llojit të ri të virusit korona, tha sot ministri i Transportit Eamon Rayan.
“Udhëtimet e përgjithshme midis nesh dhe Britanisë do të jenë të kufizuara”, tha ministri, raporton Reuters. Ai shtoi se vendimi do të rishikohet të martën në mëngjes.
Përjashtim bën qarkullimi i mallrave dhe punëtorëve kryesorë në zinxhirin e furnizimit.
Ndalim te fluturimeve nga Britania e Madhe kanë paralajmëruar edhe Italia, Gjermania, Austria e disa vende tjera evropaine.
Varianti i ri i covid 19 llogaritet të jetë 75 për qind më infektiv. Por, nuk është raportuar se është më i rrezikshëm. Të njëjtën kohë nuk dihet se si do të reagojnë vaksinat ndaj tij.
Tashmë ky variant ka infektuar mbi 1000 pëtsona në Londër, ndërsa rastet e para janë raportuar edhe në Danimarkë dhe Auatrali.