0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Varrimet pa ceremoni mortore, ndërsa homazhet me dhjetëra persona ngjitur me njëri-tjetrin

Rekomandime

Qytetarët e vendit tonë ka më shumë se dy muaj që po përballen me pandeminë COVID-19. Pavarësisht masave lehtësuese, ku këtë të hënë nisi edhe Faza e II-të lehtësuese, ende po vazhdohet të bëhet apel e thirrje, madje edhe me kërcënime për ata të cilët thyejnë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Një nga masat kryesore, ku edhe po shohim ndërhyrje të policisë, është edhe ndalimi rreptësishtë i grumbullimit të njerëzve.

- Advertisement -

Por, duket se jo për të gjithë vlejnë të njëjtat rregulla.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, sot ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Facebook, ku shihet me dhjetëra burra, derisa tregon se kanë bërë homazhe pranë të rënëve në 21 dhe 22 majit.

Madje, në këto imazhe ata janë të ngjitur njëri me tjetrin, duke mos mbajtur as distancë sociale.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit