14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Vdes babai i kryetarit të Ferizajt

Rekomandime

Ka ndërruar jetë babai i Agim Aliut, kryetarit të Komunës së Ferizajt.

Këtë e bërë të ditur vet i pari i qytetit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

- Advertisement -

Aliu ka përkujtuar edhe angazhimin e të ndjerit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tutje, ai ka njoftuar se varrimi i babait të tij do bëhet nesër nga ora 16:30.

“Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i Agim Aliut:

- Advertisement -

Lamtumirë, Babuqi im!

Sot, na theve zemrën me ikjen tënde, Babë!

- Advertisement -

Babë, mirësia e sinqeriteti yt ishin rruga që vet ndoqe e na trasove ne, familjes tënde, ishe i pandalshëm edhe në acaret më të mëdha, edhe në vapën më përcëlluese që ne, fëmijëve tu e familjes, mos t’i mungonte asgjë.

Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Babë, unë djali yt dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sonte. Ne mësuam nga ti, të punojmë e jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Atje lartë në qiell, shohim sytë e tu që na shohin gjithnjë, edhe nga lartë kemi kujdesin tënd. I parajsës është shpirti yt i bardhë e vepra që na le pas ne, familjes tënde, si kujtimi më i shtrenjtë që ta përcjellim ndër breza.

Bashkëqytetarë, miq, familjarë, nesër në ora 16:30 në varrezat e fshatit Balaj, i japim lamtumirën e fundit babait tim, Muharrem Aliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit