17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vdes ish-kryetari i LDK-së në Pejë, Ymer Muhaxheri

Rekomandime

Ka vdekur ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, Ymer Muhaxheri, i cili njëherit është edhe axha i kryetarit aktual të kësaj komune, Gazmend Muhaxherit.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Vdekja nuk është fjala e fundit, Axhë. Faleminderit për gjithçka!”, ka shkruar Muhaxheri.

Ymer Muhaxheri ka udhëhequr LDK-në në vitet ’90-të në qytetin e Pejës, deri në “kuvendin e karrigeve” të kësaj partie më 2005.

Ndërkaq, ishte zgjedhur edhe deputet në periudhën e dytë legjislative të Kuvendit të Kosovës (23.11.2004 – 12.12.2007).

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit