2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vdes një grua në QKUK, dyshohet që u qëllua me armë

Rekomandime

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Besi të Prishtinës sot rreth orës 20:00, pasi dyshohet të ketë marrë plagë nga arma e zjarrit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se vdekjen e gruas e ka konfirmuar një ekip mjekësor i Qendrës Klinike Universitare.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor i QKUK-së, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo është shprehur se hetuesit policor kanë nisur punën e tyre për hetimin e rastit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit