2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Veseli: Nënë Tereza na frymëzon për politikë të moralshme dhe të pakorruptuar

Rekomandime

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar edhe kishën e Letnicës, ku Nënë Tereza e kishte marrë thirrjen për t’u bërë murgeshë.

- Advertisement -

Veseli ka thënë se Nënë Tereza është një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit.

Ai ka shtuar se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët.

Ky është statusi i plotë i Veselit:

- Advertisement -

Në këtë kishë të Letnicës, 91 vjet më parë, erdhi vajza 17 vjeçare e Nikollë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Dranafile Bernajit nga Novosella e Gjakovës, ku edhe mori thirrjen për t’u bërë murgeshë misionare.

Ajo u bë pjesë e urdhrit të Motrave të Loretos, që kryenin misione humanitare në Indi.

- Advertisement -

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, më vonë e njohur në gjithë globin si Nënë Tereza, është bija me e shquar e kombit tonë.

Vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për Paqe si simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me më të varfrit.

Ne jemi krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.

Nënë Tereza është për mua edhe një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit.

Ajo na mëson se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit