1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Veseli: Pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën

Rekomandime

Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.Për ta pritur të parin e PDK-së, u mblodh kryesia e PDK-së në Ferizaj e prirë nga Kryetari i degës, Agim Aliu dhe deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.
Sipas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Ferizaj, temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve.

- Advertisement -

Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK provoi më së qarti, vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli theksoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të PDK-së në qeverisje dhe faktin se është inkurajues mobilizimi dhe përkrahja gjithnjë në rritje e qytetarëve për PDK-në.Nikoqirët, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit