8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vizita e Ramës në Kosovë, Kryeministri shqiptar takohet edhe me Albin Kurtin

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë do ta takojë edhe kryetarin e LVV’së, Albin Kurti.

Në një agjendë të tijën të publikuar nga mediet, takimi me Kurtin nuk ka qenë i paralajmëruar.

- Advertisement -

Burime të Kohës megjithatë kanë bërë të ditur se Rama do ta takojë sot Kurtin në selinë e LVV’së, në orën 17:00.

Rama të hënën ka nisur vizitën e tij në Kosovë. Ai pritet të takohet me udhëheqësit e vendit si dhe me liderët e partive.

Vizita e Ramës do të fillojë me takimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn. Përpos tij, ai më vonë do të takohet edhe me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën dhe atë të PDK’së, Kadri Veselin.

- Advertisement -

Ndërkohë, në këtë agjendë janë përfshirë edhe takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryekuvendaren, Vjosa Osmani.

Takimi me Thaçin është paraparë për 18:50, pak para fjalimit të presidentit lidhur me aktakuzën nga Prokurori Special në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit