2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vjosa Osmani ia merr Albin Kurtit dy poste kyçe në Qeveri, ja kryeparlamentari i ri

Rekomandime

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës si e dyta. Nga rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, VV dhe LDK kanë siguruar 61 deputetë, mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së Kosovës.

Tashmë këto dy parti kanë përfunduar edhe të gjitha takimet lidhur me çështjet programore dhe ka mbetur vetëm certifikimi i rezultateve që të nënshkruhet koalicioni VV-LDK, me kryeministër, Albin Kurtin.

- Advertisement -

Por çfarë pozite do të ketë Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate për kryeministre e LDK-së?

“Kosova Sot Online” nga burime brenda LDK-së, ka mësuar se Vjosa Osmani do të jetë zëvendëskryeministre e parë, si dhe Ministre e Jashtme e Kosovës, e jo kryeparlamentare, ashtu siç kishte thënë vazhdimisht Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, se në rast se do t’i fitojë VV zgjedhjet, Osmani do ta ketë postin e kryeparlamentares.

Poashtu, “Kosova Sot Online” ka mësuar se këtë pozitë pritet ta merr Kujtim Shala, njeriu i dytë më i votuar në LDK, pas Vjosa Osmanit. Shala gjatë legjislaturës së kaluar ishte nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

- Advertisement -

Se Osmani do të jetë zëvndëskryeministre e parë, si dhe Ministre e Jashtme e Kosovës, e ka pohuar mbrëmë në një emision televiziv edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit