6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Von Cramon jep detaje: Do të ketë një votim për vizat në nëntor ose dhjetor

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mbajtur konferencë për medie ku foli për liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Me këtë rast ajo tha se pas shumë takimeve në Kosovë, pret që shumë shpejt të ketë një datë për heqjen e vizave.

- Advertisement -

Sipas saj, ende nuk është marrë një vendim i qartë për këtë çështje, duke shtuar se edhe ajo po vuan bashkë me kosovarët lirinë e lëvizjes.

Ajo thotë se është e pashpjegueshme si ka ngecur ky proces kur janë plotësuar të gjitha kushtet.

“Shpresojmë që të kemi një datë për liberalizim shumë shpejt. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim kah mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit, po punojmë të shohim një votim pozitiv që qytetarët e Kosovës e meritojnë moti, nuk mund të ia shpjegosh askujt”.

- Advertisement -

“Të gjitha kriteret janë mbushur, edhe unë po vuaj sa secili prej jush, dhe nuk arsyetohet kjo. Të shohim rezultatet pa ndonjë kushtëzim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit