0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Votoi kandidatin serb për Bordin e RTK-së, zyrtari i LDK-së kërkon IIogari nga Saranda Bogujevci e VV-së

Rekomandime

Armend Agolli, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar llogari nga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci se pse e ka votuar kandidatin për Bord të RTK-së, serbin, Mihajllo Shqepanoviq, me 95 poena.

Agolli ka thënë se është ndjerë keq kur e ka kuptuar se Bogujevci ka vepruar kështu.

- Advertisement -

“Personalisht,u ndjeva keq sot, kur kuptova qe edhe Saranda Bogujevci veproi sipas te njejtit parim, gjate perzgjedhjes se anetareve te Bordit te ri te RTK-se. Ajo kandidatin Mihajllo Shqepanoviq e vleresoi me plot 95 poena”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Kjo qeveri dhe eksponentet e saj nuk po funksionojne logjikshem, ose une nuk po mund t’ua gjej logjken e sakte te funksionimit.

- Advertisement -

Nese thua se pushtetaret e kaluar (ciledo qofshin ata) kane koketuar me eksponentet e shtetit serb ne Kosove, shpesh edhe duke i favorizuar ata ne dem te shqiptareve, atehere do te duhej qe edhe veprimet t’i keshe ne perputhje me deklarimet e tilla.

Perndryshe del cinik dhe qesharak.

- Advertisement -

Personalisht,u ndjeva keq sot, kur kuptova qe edhe Saranda Bogujevci veproi sipas te njejtit parim, gjate perzgjedhjes se anetareve te Bordit te ri te RTK-se. Ajo kandidatin Mihajllo Shqepanoviq e vleresoi me plot 95 poena.

Duke mos paragjykuar fare karaktetistikat profesionale të kandidatëve, nje vleresim i tille per mua eshte sa befasues ngase vjen nga pikërisht nga znj. Bogujevci, poaq edhe i pakuptimte, ngase vjen nga nje subjekt politik qe vazhdon te konsideroje se patriotizmi eshte nje ekskluzivitet qe i takon vetem atij.

Dikush mund të argumentojë se vlerësimi nuk duhet bazuar në ndjenja dhe përvoja subjektive, por gjithësesi mbetet një shije e çuditshme….

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit