Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen sot.
Kurti para gazetarëve ka thënë se sot po përmbyllet një vit i suksesshëm elektoral.
“Unë si qytetar i republikës dhe banor i kryeqytetit, posa votova. Komuna është shumë e rëndësishme, ajo është qeliza e republikës. I inkurajoj qytetarët me të dejtë vote që të dalin dhe të votojnë.
Moti është i bukur dhe pa të reshura, andaj pjesëmarrja sot në zgjedhje është e pritshme.
Sot duhet të përmbyllim një viti të suksesshëm elektoral që nisi me zgjedhjet e 14 shkurtit. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik. Urime të gjithëve kjo përmbyllje e këtij vitit të jashtëzakonshëm elektoral”, u shpreh Kurti.