6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vrasja në Suharekë dyshohet se ndodhi për 20 euro

Rekomandime

Shaip Krasniqi 44 vjeçar mbeti mbrëmë i vrarë pranë një lokali në fshatin Maqitevë të Suharekës, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Ai u vra nga një bashkëvendas i tij, i cili sipas policisë kishte qenë i dehur në momentin kur shtiu për vrasje.

- Advertisement -

Burime të Gazetës Online Reporteri, kanë mësuar se vrasësi, është Sylejman Ahmeti, dhe që të dy, ai dhe viktima janë nga i njëjti fshat.

Ndërsa, personi që mbeti i vrarë është Shaip Krasniqi, i cili po jetonte në Zvicër dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime.


Sylejman Ahmeti
Sipas banorëve të fshatit Maqitevë, raporton Klan Kosova dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 20 eurosh.

- Advertisement -

Sipas të njejtave burime vrasja është kryer në afërsi të një lokali në këtë fshat nga një person i cili ishte duke pirë aty.


Shaip Krasniqi
Viktima kishte hyrë në lokal, dhe në atë moment dorasi i kishte drejtuar armën që e kishte pasur me vete, dhe në atë moment viktima kishte tentuar që të ikë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit