3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vritet me armë 34 vjeçari, trupi i tij gjendet në kanal

Rekomandime

Një vrasje ka ndodhur këtë pasdite në një fshat të Mirditës në rrethana ende të paqarta.

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri, por ende pa dhënë asnjë detaj sesi ka ndodhur ekzekutimi.

Ndërkohë është mësuar identiteti i viktimës, i quajtur Eri Zefi, banues në Kurbin. Trupi i tij është gjetur në një kanal.

Njoftimi i policisë:

- Advertisement -

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit