-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vucic krenohet se po i reziston Amerikës: Kanë humbur durimin, por Serbia ja del të zvarritë dhe rezistoj

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në ‘debatin’ në televizionin serb u krenua me shkathtësinë e diplomacisë serbe për t’i rezistuar presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth Kosovës dhe pozicionit të neutralitetit ushtarak duke theksuar se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Vucic që kishte pohuar se SHBA nuk do të ndryshoj qëndrim për pavarësinë e Kosovës cila do administratë të jetë në pushtet, kur u sfidua se administrata e Biden do të bëjë presion deri të arrihet tek zgjidhja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është e saktë që po humbin durimin, por Serbia po ja del që të zvarritë dhe të rezistoj” tha Vucic në televizionin serb TV Prva.

Kur nga paneli këmbëngulej se është realiste të pritet presion nga administrata e re në Washington që të arrihet zgjidhje për Kosovën, Vucic përsëriti se qëndrimi i SHBA’së për Kosovën nuk do të ndryshojë por duhet “duhet biseduar në çdo rast, edh atëherë kur thonë apo bëjnë diçka që nuk është e dobishme për ne”.

- Advertisement -

Derisa pjesëmarrësit në debat nuk mund të mohonin se nuk e shohin Serbinë anëtare të NATO’s së shpejti, theksuan se kjo nuk është larg mëndësh pas varet se çfarë ndodhë në botë.

Vucic me taktikën e shmangies diplomatike me të cilën u krenua në fillim tha se Serbia është neutral ushtarak dhe se nuk do të hyjë në NATO.

- Advertisement -

Debati dhe shqetësime ka në Serbi tani pas ndryshimit të administratës në Washington dhe sinjaleve për ndryshim qasjeje nga pushteti i ri amerikan pas ashpërsisë së demokratëve amerikanë në seancën e Kongresit ndaj pushtetit të Vucic, posaçërisht nga Elliot Engel dhe ish sekretares së shtetit Madeleine Albright.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit