13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vucic takim me rusët: Shqiptarët kanë shpikur helmimin, po i afrohemi një katastrofe të madhe

Rekomandime

Presidenti i Serbisë ,Aleksandar Vucic ka takuar Valentina Matvijeno, kryetaren e Këshillit të Federatës Ruse, ku i ka thënë se Institucionet kosovare e kane shpikur helmimin e djeshëm me zarfet e serbëve.

Vucic ironizoi me kosovarët e tha se tani nuk janë të sigurt se ka pasur helmim dhe konkludojnë se Lista Serbe duhet tani përjashtuar.

- Advertisement -

Po ashtu Vucic po njofton se kjo do të ketë pasoja katastrofike në marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve, sidomos ai tërhoqi vëmendjen kur tha se nëse serbët nuk futen në Qeveri pritet një katastrofë e madhe në Kosovë ku ata do të detyrohen siç e quan ai për ta mbrojtur ‘lirinë në vatrat e tyre’.

Nëse serbët nuk do të jenë ne institucione atëherë, ju e dini se ku do të jenë, e si do të detyrohen të mbrojnë lirinë e vatrat e tyre. I kemi lutur edhe bashkëpunëtorët tanë perëndimor që mos të ju ndihmojnë atyre në ato synime të sëmura, në të kundërtën frikësohem se po i afrohemi katastrofës”, tha Vucic, transmeton Gazeta Metro.

Vucic e falënderoi Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë, duke shtuar se me Presidentin Vladimir Putin janë pajtuar të takohen në muajin dhjetor. Prezent në takim ishte edhe Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan-Kharchenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit