Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka falënderuar të gjithë ushtarët dhe policët që sipas tij e kanë “mbrojtur” Kosovën.
Vuçiq tha se atij nuk i vie turp t’i falënderonte ata.
Kreu i shtetit serb këtë e deklaroi në ceremoninë e shënimit të Ditës së Policisë në Serbi.
“Faleminderit gjithë policëve e ushtarëve që e kanë mbrojtur tokën tonë Kosovën. Mua nuk më vie turp të iu falënderoj për dallim nga pushtetarët tjerë qe i kishte Serbia”.