2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiq: Gjermania nuk do “korrigjim të kufijve”, SHBA-ja e interesuar vetëm për njohje të ndërsjellë

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës se SHBA në vitin 2008 kishte arritur atë që dëshironte për Kosovën.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse pozicioni i Serbisë në SHBA është më i vështirë se diku tjetër.

Vuçiq tha se në atë kohë, pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova, qeveria serbe lëshoi vetëm një deklaratë.

Ndërsa, sipas b92, përcjell Telegrafi, i pyetur se cili mund të jetë rezultati eventual i dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiq kujtoi një propozim për demarkacionin, të cilin nuk deshën ta mbështesnin komuniteti ndërkombëtar, shqiptarët dhe shumë politikanë në Serbi, të cilët, sipas tij, ishin të gatshëm të mbështesin interesat shqiptare dhe jo ato serbe.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian, posaçërisht Gjermania, është kundër demarkacionit, ndërsa SHBA është e hapur dhe atyre nuk u intereson se cila do të jetë marrëveshja. Ata nuk janë të emocionuar nga ideja, sepse ata e kanë njohur Kosovën brenda kufijve të tillë, por vetëm do të donin njohjen e ndërsjellë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se pozicioni i Serbisë është më i vështirë në SHBA, sesa gjetkë, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme për këtë çështje.

- Advertisement -

Ai shtoi megjithatë, se në gjashtë deri në shtatë vitet e fundit një forcë e re është shfaqur në Serbi “për të cilën disa po përpiqen të shpjegojnë se ka pak interesa serbe në Kosovë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit