10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vuçiq: Takimi mund të shtyhet për 3 ose 4 shtator, nëse ndodhë diçka e rëndësishme na bashkohet Trumpi

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka konfirmuar sot se takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të shtyhet për datën 3 apo 4 shtator pasi që siç ka thënë ai ka indikacione që në rast se do të ndodh diçka e rëndësishme në takim atëherë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump, do të futet brenda në takim.

“Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për Tv Prva.

- Advertisement -

Dje mediat kanë raportuar se takimi i Washingtonit mund të shtyhet shkaku i presidnetit amerikan, i cili me gjasë mund të përfshihet në takimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Derisa nga Kosova nuk kanë ndonjë informatë nëse është shtyrë takimi i paraparë për 2 shtator.

Deri tani s’kanë folur as zyrtarë nga Washingtoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit