-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vuçiqi e zbulon se Putini “ia ka dhënë lejen” për anëtarësim në NATO

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në intervistën për kanalin rus “Solovjev” në Youtube ka zbuluar një detaj nga takimi i fundit me presidentin rus Putin.

“Kur ishte biseda edhe për NATO-n, më ka thënë mirë, ju mund të hyni në NATO, por popujt tonë do të mbeten miq”, ka deklaruar Vuçiq, që i bie se “e ka marr lejen nga ai” për NATO.

- Advertisement -

Ai përmendi se takimi i fundit ishte i nënti mes tij edhe Putinit.

Vuçiqi, presidentin rus e ka njoftuar rreth qëndrimit të Serbisë.

“Më ka thënë: ‘Mirë Aleksandar, ju mund të hyni në NATO, por popujt tanë do të mbeten miq’ dhe ashtu e kam dëgjuar 35 minuta, pastaj e kam pyetur, po kush ju tha? Më jepni 5 minuta edhe do ju përgjigjem”, ka shpjeguar Vuçiq.

- Advertisement -

Vuçiq theksoi se asokohe Putinit i pati thënë se Serbia është vend neutral ushtarak dhe nuk do të hyjë në NATO. “Unë nuk e them këtë vetëm sot, unë flas për të ardhmen. Ky është përcaktim afatgjatë i Serbisë. Nuk e kuptojë se dikush ju ka thënë se ne shkojmë në NATO”, ka thënë Vuçiq duke treguar detaje nga takimi.

Ai shtoi se i ka thënë Putinit se Serbia nuk do të vendos kurrfarë sanksione ndaj Rusisë.

- Advertisement -

“Ju garantoj dhe ju jap fjalën. Ky është interes jo vetëm i Rusisë, por edhe Serbisë. Që nga ai moment ne nuk kemi pasur biseda të rënda”, tha Vuçiq duke përsëritur se ka pasur shumë takime me Putinin dhe përherë takimet ishin të rëndësishme.

“Putini është president i shtetit të madh, e unë shtoj ai jam i një shteti të vogël dhe se është i kënaqur që Putini i kushton rëndësi raportit me Serbinë dhe e vlerëson atë. Konsideroj se Putini është forca e Rusisë, i cili e ka ngritur Rusinë në aspektin politik edhe ushtarak”, është shprehur Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit