5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vushtrria do të nis edicionin e dytë të “Çaj fest”

Rekomandime

Festivali i çajit “Çaj Fest” këtë vit do ta shënoj edicionin e dytë të tij. Ky festival ka për qëllim promovimin e kulturës dhe çajit dhe përçimin e ndjenjës së humanizmit.

Në këte edicion do të marrin pjesë pesë kompani të çajit të ndryshme nga Kosova.

Festivali ka karakter bamirës pasi çaji shërbehet pa para për të gjithë por njerëzit e vullnetit të mirë mund të dhurojnë një shumë simbolike për familjet në nevojë.

- Advertisement -

Të hollat e grumbulluara në fund do të shfrytëzohen për blerjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë në Vushtrri.

Festivali do të mbahet nga data 26 deri më 29 Dhjetor, në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, prej orës 14:00 deri në orën 23:00. Festivali u mbështet nga Komuna e Vushtrrisë dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit