1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Xhelal Sveçla me Rashit Qalajn shkojnë në kufirin Kosovë – Serbi

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot kanë dalë në pikën kufitare të Merdares.

Sic thuhet në njoftimin e Ministrisë, Sveçla i pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikë-kalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milionë euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

- Advertisement -

Pika e kalimit kufitarë në Merdare është ndër kalimet kufitare më moderne në rajon dhe një ndër pikat më të frekuentuarat të qarkullimit në Republikën e Kosovës.

Agjencitë të cilat funksionojnë në Merdare krahas Policisë së Kosovës, janë:

Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat disponojnë teknologji dhe infrastrukturë moderne dhe me standarde ndërkombëtare për kontrollimin e personave dhe mallrave”, shkruajnë nga MPB’ja.

- Advertisement -

Në këtë njoftim thuhet edhe se në pikën kufitare që u vizitua sot janë ndërmarrë të gjitha masat për të qenë të gatshëm të hapet vendkalimi, kurdo që vendos Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit