1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zbulohen simptomat më të hershme të koronavirusit që mund të shpëtojnë jetën tuaj

Rekomandime

Koronavirusi është një sëmundje infektive që është konfirmuar në më shumë se 38 milionë njerëz në të gjithë botën. Megjithëse shumë prej nesh kanë memorizuar simptomat e para të kësaj sëmundje, ka shenja që mund t’ju paralajmërojnë më herët se jeni të infektuar.

- Advertisement -

Sipas Shoqatës Britanike të Dermatologëve, e cila analizoi simptomat e raportuara përmes aplikacionit Covid Symptom Study, buzët e thata, të lënduara dhe të copëtuara mund të jenë një nga shenjat më të hershme.

Shenjat orale të koronavirusit janë vetëm një numër i vogël i simptomave të mundshme që shfaqen në lëkurë.

“Gjatë pandemisë së koronavirusit, u bë e qartë se përveç simptomave kryesore të etheve dhe kollës, simptomat mund të zhvillohen edhe në lëkurë. Raportet nga Kina, dhe më pas nga Evropa, treguan se SARS-CoV-2 në 20 përqind të rasteve tregon simptoma në lëkurë, pasi që virusi shkakton shumë reaksione imune. Kështu mund të përjetoni buzë të lënduara, të cilat thahen. Dhimbja e gojës mund të ndodhë gjithashtu”, thanë dermatologët në një deklaratë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, vetëm sepse buzët tuaja janë të thata nuk do të thotë domosdo se keni koronavirus, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të vitit.

Këshilla është që të mbuloni gojën me shall gjatë motit të ftohtë kur jeni jashtë. Sidoqoftë, nëse buzët tuaja janë të ndryshme nga zakonisht në këtë periudhë të vitit, këshilla është që të izoloheni menjëherë dhe të testoheni para shfaqjes së simptomave të dukshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit