4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zbulohet mashtrimi që bëri Fisnik Syla me videon duke numëruar para

Rekomandime

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj biznesmen, Fisnik Syla, në ditët e fundit kanë qenë kryelajm në mediat rozë

Një agjenci turistike vendore ka akuzuar çiftin se nuk ia kanë paguar borxhin prej 20 mijë eurosh, për pushim që kishin bërë në Maldive në prillin vitit të kaluar.

- Advertisement -

Në emisionin “Kiks”, pronari i agjencisë, kishte akuzuar biznesmenin Syla se i ka dërguar një remitancë që kishte rezultuar e falsifikuar dhe se dyshja i kishin krijuar shpenzime ekstra prej pesë mijë eurosh, për arsye se Fjolla është dashur të kthehej më heret në Kosovë shkaku i problemeve të saj me ligjin në atë kohë.

Bashkëshorti i Fjollës kishte reaguar pas këtij skandali mediatik. Ai tha se i ka shlyer detyrimet ndaj agjencisë dhe se gjithçka është një mashtrim.

Për të dëshmuar që ka një para të mjaftueshme për të “shlyer këtë borxh”, Fisnik Syla sonte ( të mërkurën) ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet me një shumë të majme.

- Advertisement -

Mirëpo, kjo video po del të jetë e vjetër, përkatësisht e një viti më parë. Këtë e ka konfirmua në ATV pronari i agjencisë të cilës i ka mbetur borxh Fisnik Syla.

Ai këtë e ka faktuar edhe me një video.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit