2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Zbulohet plani ushtarak amerikan: ‘Irani shkatërrohet brenda natës’

Rekomandime

Dokumente që kanë dalë fshehurazi nga një plan i ushtrisë amerikane, tregojnë se regjimi i Iranit nga Amerikanët mund të shkatërrohet brenda natës me një sulm kolosal, transmeton Gazeta Metro.

Vendimin për sulmin masiv kundër Iranit mund ta marrë njeriu më i fuqishëm në botë, Donald Trump.

Sipas planit, sulmet do të ishin të ngjashme me ato të vitit 2003 në Irak.

- Advertisement -


Një masë predhash Tomahok do të lëshoheshin breshëri përmbi vend, dhe avionët bombardues B-52 do të mbushnin territorin me dhjetëra mijëra tonelata bomba.

Pentagoni ka më shumë se 10 vite që e mban gati një plan të detajuar për sulmin ndaj Iranit.

Frika që është shtuar kohët e fundit për një konflikt të mundshëm, pasi Teherani sulmoi fabrikat e përpunimit të naftës në Arabinë Saudite, ka bërë që të dalin këto dokumente të cilat tregojnë se ekspertët po shqyrtojnë sesi do të shpalosej sulmi i SHBA’ve.

Të parat që do të shkatërroheshin do të ishin fabrikat e shumta të Iranit. Në vend të armëve bërthamore do të përdoreshin predhat tradicionale, por pavarësisht kësaj, fuqia ushtarake e Iranit do të mposhtej pothuajse brenda një dite.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit