Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Ned Price ka thënë se një Kosovë e shëndetshme dhe e pavarur është një partner i fuqishëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto komente Price i ka bërë në Twitter pas donacionit të mbi 35 mijë dozave Pfizer për Kosovën nga ShBA-ja në kuadër të 500 mijë vaksinave në total që pritet të arrijnë në Kosovë në vazhdim.
Price ka shkruar se po përmbushin premtimin e presidentit Joe Biden për ta furnizuar Kosovën më 500 mijë vaksina.
“Një Kosovë e shëndetshme, që e merr veten shpejt dhe e pavarur është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse ne po e përmbushim premtimin e presidentit Joe Biden duke siguruar mbi 500,000 doza të vaksinës Pfizer për partnerët tanë në Kosovë”, ka shkruar Price.
A healthy, resilient, and independent Kosovo is a stronger partner for the United States. That’s why we are delivering on @POTUS’s promise by providing over 500,000 Pfizer vaccine doses to our partners in Kosovo. https://t.co/fIipg1JvhJ
— Ned Price (@StateDeptSpox) August 20, 2021
Sot kanë arritur në Kosovë mbi 35 mijë doza të vaksinave Pfizer nga 500 mijë sa pritet të arrijnë në total, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.