4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zemaj jep premtimin e madh: Do të bëj realitet sigurimet shëndetësore

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë një premtim që madh të cilën e presin qytetarët e Kosovës që shumë vite.

- Advertisement -

Zemaj ka thënë se do të bëj realitet sigurimet shëndetësore në Kosovë. Për këtë, ai paraprakisht ka formuar Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Do të bëjmë realitet sigurimet shëndetësore.

Jemi të përkushtuar maksimalisht dhe po angazhohem që sa më parë të plotësohen të gjitha parakushtet, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë dhe t’u ofrohet qytetarëve sigurime shëndetësore dhe mburojë financiare.

- Advertisement -

Bazuar në propozimin tim, sot Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoi emërimin Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës i fondit në pajtim me Ligjin për Sigurimin Shëndetësor.

Po ashtu grupi punues ka filluar punën për hartimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Do të insistoj që të punohet pa humbur kohë dhe me një dinamikë të shpejt për draftimin e tij.

- Advertisement -

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është institucion i pavarur publik me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta që, në emër të të siguruarve, të administrojë me mjetet financiare për ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga institucionet shëndetësore në të gjitha format e pronësisë” shkruan Zemaj në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit