Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një takim në orën 16:00.
Express merr vesh se në selinë qendrore të partisë do të mblidhen kryetarët e degëve të LDK-së për të diskutuar lidhur me procesin e brendshëm zgjedhor në të cilin hyn kjo parti.
Mbledhjen e ka thirrur kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa.
Më 14 mars, 355 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët për kryetar.
Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit, në këtë rast Isa Mustafa, mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.
Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.