2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zv.Kryeministri Rakiq dhe Ministri Jevtiq votojnë kundër programit të Qeverisë

Rekomandime

Në mbledhjen e parë të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, pas asaj ceremoniale, është miratuar programi qeverisës për vitet 2020-2023.

Pasi që kryeministri Hoti bëri fillimisht një përmbledhje të programit, duke përmendur objektivat kryesore, kanë folur edhe ministrat e kësaj qeverie, që sipas dikastereve përkatëse kanë potencuar prioritetet e tyre.

- Advertisement -

Megjithatë, kur Hoti kërkoi nga Ministrat që të votojnë për programin, në ekzekutiv të gjithë nuk votuan pro.

Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal dhe Dalibor Jevtiq, ministri për Komunitete dhe Kthim votuan kundër programit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Rakiq që është kryetar i Listës Serbe derisa Dalibor Jevtiq nënkryetar, kanë nënshkruar koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, derisa kjo parti është kritikuar për mos publikimin e marrëveshjes. Sidoqoftë, kjo marrëveshje koalicioni u bë publike në ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

- Advertisement -

Në këtë marrëveshje thuhet se të dy palët janë pajtuar për heqjen e pengesave dhe vazhdimin e dialogut.

Nga Lista Serbe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket vendimit për reciprocitetin, që është vendosur me anë të një vendimi nga Qeveria në krye me Albin Kurtin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit