3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Zv.kryeministri Tahiri: Që sot do merremi me vonesat e 170 eurove për përfituesit

Rekomandime

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 eurosh, ku rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë marrë si pjesë të parë dhe për ekzekutimin e tyre për pjesën e dytë.

Tahiri në RADIO 1, tha se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai me këtë çështje do merret që sot.

- Advertisement -

Çdo vendim shtetëror, është obligim shtetëror.

E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat.

Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë.

- Advertisement -

Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministin Hoti, ministren e Financave Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë.

Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programacion qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet”, deklaroi Tahiri.

- Advertisement -

Ndërkaq zv.kryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri nuk ka dashur të komentonte debatin që po zhvillohet në seancën e Kuvendit të Kosovës mbi keqpërderimet e mundshme të qeverisje së shkuar gjatë pandemisë, porse ka reaguar te gjesti i mospranisë së tyre në pranim-dorëzim të detyrave qeveritare nga ish-kryeminsitri Kurti.

Nuk do doja të merresha tani me këtë çështje.

Ne shumë shpejt do ta kemi programin tonë qeveritar para deputetëve e ku përfshihet edhe pandemia dhe paspandemia.

Ajo çfarë doja të thoja, është se për memorien qeveritare nuk ka qenë me vend mosdorëzim-pranimi i detyrave, megjithatë mbetet në zgjedhjen e z.Kurti” ,tha Tahiri në RADIO 1.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit