1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zv/ministri i FSK-së: Kërcënimi i “Gardës Vullnetare” ndaj Kurtit, sinkron me Hashim Thaçin!

Rekomandime

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli ka komentuar kërcënimin serioz që ka marrë dje kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nga organizata e ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Përmes një shkrimi në Facebook, zv/ministri dhe ish-koloneli i ushtrisë së Kosovës (FSK-së) kërcënimin ndaj shefit të ekzekutivit e lidhë me qëndrimet e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

“Gjuha e përdorur në këtë komunikatë ogurzeze, qenka në sinkron me nervozet e Presidentit dhe regjimit të vjetër”, ka deklaruar ai.

Më tej, Dugolli nënvizoi se fitorja e LVV-së është e mira ndaj të keqes e cila ka marr rrugë. “Asnjë kërcënim, nga kushdo qoftë, nuk na frikëson e nuk na dobëson! Ne jemi me popullin dhe për popullin, ndërsa atyre (regjimi të vjetër), nuk u ka mbetur tjetër.#MeKryeministrin”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ndryshe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është deklaruar rreth kërcënimit që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Për këtë kërcënim serioz, sipas tij, janë duke u zhvilluar hetimet. “…për këtë rast janë kontaktuar edhe zyrtarët e Facebook”.

- Advertisement -

Organizata “Garda Vullnetare Shqiptare”, sipas Albin Kurtit, e ka kërcënuar atë dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti. /Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit