1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nuk do ta besoni si tentuan të fute në Kosovë zyrtarët serbë

Rekomandime

Zyrtarët serbë nuk janë lejuar të marrin pjesë aktive në fushatën për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë thënë të kenë refuzuar secilën kërkesë të zyrtarëve serbë, për të hyrë në Kosovë gjatë kësaj kohe dhe kanë treguar se, pas kësaj, përpjekje janë bërë për t’u futur brenda territorit edhe si pelegrinë.

Beogradi zyrtar mbështet Listën Serbe, një subjekt politik që ia konteston shtetësinë Kosovës dhe nuk e njeh rendin kushtetues të saj. Por, falë mbështetjes së Serbisë, në dy palë zgjedhjet e fundit ajo ka fituar shumicën absolute të vendeve të rezervuara për serbët në Kuvend. Po kështu, kjo Listë e ka pushtetin edhe thuajse në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

- Advertisement -

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendimi për të mos i lejuar zyrtarët e Serbisë të përfshihen në fushatën në Kosovë, është marrë pas kërcënimeve që po i bëhen komunitetit serb nga ana e Beogradit zyrtar.

Zyrtarët e Beogradit nuk mund dhe nuk do të lejohen të bëjnë fushatë zgjedhore në zgjedhjet e Kosovës, e as nuk do të tolerohen kërcënimet kundër komunitetit serb të Kosovës nga Beogradi”, ka thënë Zyberaj. “Beogradi e di realitetin në Kosovë dhe konform kësaj duhet të sillet, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Zyberaj nuk e ka treguar numrin e zyrtarëve serbë që ia kishin mësyrë të vinin në Kosovë për ta mbështetur Listën Serbe, por ka theksuar edhe se ka pasur përpjekje të realizohen vizita në grupe, në emër të pelegrinazheve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit