22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zyrtari rus i mbrojtjes parashikon copëtimin e Ukrainës

Rekomandime

Ukraina mund të copëtohet në disa shtete si pasojë e Iuftës, thotë një prej zyrtarëve më të lartë të mbrojtjes ruse.

Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, akuzoi SHBA dhe vendet e tjera perëndimore se po përpiqen të ngjallin urrejtje ndaj Rusisë në Ukrainë.

- Advertisement -

Ai tha se historia mëson se urrejtja nuk mund të bëhet kurrë një faktor i besueshëm në unitetin kombëtar.

Si rezultat, “politika e Perëndimit dhe regjimit të Kievit nën kontrollin e tij mund të jetë vetëm shpërbërja e Ukrainës në disa shtete“, tha ai për gazetën ruse Rossiyskaya Gazeta.

Rusia ka njohur pavarësinë e dy rajoneve pro-ruse të shkëputura në Ukrainën lindore, duke e nisur fillimisht pushtimin e saj si një operacion paqeruajtës në mbrojtje të tyre.

- Advertisement -

Në javët e fundit, Rusia ka ridislokuar forcat e saj për t’u fokusuar në ato zona. Në 2014 Rusia aneksoi Krimenë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit