2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

10 vjet në det, 61-vjeçari shqiptar që lahet çdo ditë në verë dhe në dimër

Rekomandime

Shkëlqim Beqaj, 61 vjeç, është i apasionuar pas detit. Prej 10 vitesh ai lahet çdo ditë të vitit në det. Thotë se Saranda nuk ka dite të ftohta, kështu që do të donte që të mos ishte i vetmi sarandiot që e ben këtë.

- Advertisement -

Për 61-vjeçarin, Shkëlqim Beqaj, muajt e ftohtë apo të nxehtë të vitit nuk bëjnë asnjë diferencë. Ai lahet në ujërat e Sarandës çdo ditë të vitit.

Shkëlqimi e kryen këtë aktivitet për 10 vite më radhë, ndërsa thotë se moti në Sarandë është gjithmonë favorizues.

Dashuria ime për detin ka që kur kam lindur. Që e shijoj 12 muaj viti kam këto 10 vitet e fundit. Në dimër nuk toleroj asnjë ditë, në verë më shpëton ndonjë ditë pa u zhytur. Është vapë e madhe dhe uji është i ngrohtë, nuk të jep kënaqësinë që të jep në dimër.”

- Advertisement -

61-vjeçari duke ndjerë efektet pozitive në shëndet të këtij aktiviteti, ua sugjeron edhe qytetarëve të tjerë të Sarandës.

“Kushdo mund ta bëjë, është mrekulli. Nuk e dija pa e zbuluar, tani nuk mund ta lë, është jeta ime.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit