4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Diplomati serb zbulon sekretin: Amerikanët na ofruan zgjidhje për Kosovën, por përgjigja e Milosevicit ia humbi kokën

Rekomandime

24 vite më pas Marrëveshja e Dayton po mbahet, e hija e ‘Kasapit të Ballkanit’ ende shtrihet mbi Serbi. Diplomati serb, shefi i misionit të Jugosllavisë në Washington, Nebojsa Vujovic çeli sekretet e shkroi në librin e tij ku tregon se çfarë rasti lëshuan atëherë për zgjidhjen e Kosovës në Dayton, e cili ishte reagimi i Milosevic kur e kishte dëgjuar ofertën e zgjidhjes së amerikanëve, që e refuzoi e në fund ja hëngri kokën. Këtë ja kishin thënë amerikanët diplomatit serb, Vujovic, i cili ende e vajton këtë lëshim të ‘Slobos’.

- Advertisement -

Me marrëveshje të Dayton zyrtarisht përfundoi lufta e përgjakshme ballkanase në Bosnje e Hercegovinë, që zgjati nga 1992 deri 1995. Tri javë kishin negociuar Milosevic, Izetbegovic e Tudjman me ndërmjetësimin e SHBA’së. Atëkohë kosovarët ishin dëshpëruar me injorimin dhe konsiderohej rasti humbur e padrejtësi për ta. Amerikanët kishin insistuar dhe Slobodan Milosevic me arrogancë të hatashme i kishte shpërfillur, e siç e paralajmëruan edhe ju ndodhi e paguan shtrenjtë refuzimin e zgjidhjes së amerikanëve për Kosovën.

Diplomati e atëkohë shefi i misionit të atëherë Republikës Federative të Jugosllavisë në Washington, Nebojsa Vujovic, ka pritur me durim të kalojnë 20 vite të ruajtjes së sekretit shtetëror e pastaj botoi librin e tij “Fluturimi i fundit nga Dayton-negociata pas dyerve të mbyllura”. Ai shkroi nga këndvështrimi i dëshmitarit dhe tregon dramën ku amerikanët mbajnë shkopin e regjisorit derisa liderët ballkanik mundohen të duken se janë diçka më tepër se statistë.

Nebojsa Vujovic e përshkruan Milosevic si njeri që mund të përballonte presionin por një gabim të tij e veçoi dhe vlerësoi se i kushtoi serbëve me bombardim, gabimi i tij ishte Kosova.

- Advertisement -

“Ky libër është dëshmi e asaj se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, orë pas ore e ditë pas dite. Milosevic ishte negociatori kryesor dhe personalisht e kam parë si njeri që mund të bartte atë barrë. Ndoshta brenda kishte dobësi por nuk mund të vëreheshin. Ndonjëherë gjatë negociatave dinte të më pyeste: “E si do të reagojnë këta miqtë e tu Amerikanë?”, që tregon se kishte një fre në mendim, por e fshihte me sukses”.

Megjithatë, në një rast tjetër Milosevic nuk hoqi dorë dhe kjo na kushtoi me bombardim dhe probleme me Kosovën. Udhëheqësit amerikanë kishin idenë që në Dayton të zgjidhej edhe ky problem kështu që përmes Nebojsa Vujovic, siç shkruan ai, i kishin dërguar Milosevicit draft propozimin që përfshinte autonomi të zgjeruar për shqiptarët, ngritjen e institucioneve nga i kishin larguar, ndaljen e e ndikimit të centralizuar nga Beogradi, por kjo zgjidhje nënkuptonte mbetjen e Kosovës nën Serbinë. Milosevici e refuzoi. Para se kjo të ndodhte askush nuk kishte guxim t’i dërgonte këtë dokument Milosevicit që kishte sjellë Vujovic. Ai kishte shkuar së pari tek atëherë Ministri i Jashtëm, Milan Milutinovic, i cili me të lexuar kishte thënë: “Mos do që Slloba mua të më vrasë? Ik, shko vet jepja dhe e gëzofsh”, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kjo detyrë e pa falënderim i takoi Vujovic e si kjo dukej e përshkroi ai në librin e tij me gjakftohtësi.

“Milosevic e lexoi dokumentin dhe u ngrit i zemëruar. Pastaj zhubrosi letrat e më godiste me to në kokë: ”Mos po luajnë k..e ata me mua? Çka mendojnë ata se kush jam unë, çfarë Kosove, është çështje e brendshme e Serbisë, s’vjen në shprehje… Ju thuaj atyre miqve të tu në Washington se nuk vjen në shprehje që të luajnë k..e me mua. Nëse vendosin të luajnë i pret një e q..ë e fortë!”

Vujovic i kishte mbledhur letrat dhe ishte kthyer tek ndërmjetësi amerikan Barley i cili i kishte thënë: “Në rregull, Nebojsa, unë do t’i informoj delegacionin amerikan…vetëm se mendoj që ndoshta kjo është lëshimi i rastit të fundit që situata të zgjidhet në mënyrë të baraspeshuar, e pranueshme për të gjithë se  pastaj do të ketë telashe”.

Vujovic shkruan se kur kishte biseduar me Henry Kissinger, diplomatin e famshëm amerikan, ish Sekretarin e Shtetit të SHBA’ve, në tetor të 1998’s dhe e kishte pyetur se çka na pret tani, i kishte thënë: ”Lëshuat rastin në Dayton. Tash do ju godasin”. Ashtu edhe ndodhi – shkruan Vujovic.

Ai ngushëllohet se se së paku, sa i përket Bosnje e Hercegovinës, negociatorët serbë kishin nxjerrë maksimumin në Dayton.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit