4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Gjinekologia e njohur: Burrat e Kosovës kanë spermën më të dobët në Ballkan

Rekomandime

Gjinekologia e njohur, Aida Kumnova ka diskutuar për shkaqet që bëhen pengesë për t’u bërë prindër, duke thënë se burrat në Kosovë dyshohet se kanë spermën më pak kualitative në Ballkan, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas saj, burrat e Kosovës kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”, ka deklaruar mjekja Kumnova.

Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

- Advertisement -

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak. Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lufta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizojë më shumë këtë çështje sepse është alaramuese. Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thënë doktoresha Aida Kumnova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit