Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar, është nderuar me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit” më shtetin francez, transmeton Gazeta Metro.
Këtë lajm e ka bërë me dije, ish-ministrja e kulturës Mirela Kumbaro e cila ka thënë se ky vit i kësaj dekade të re nuk mund të niste më mirë.
Në postimin e Kumbaros mësohet se titulli i lartë ‘Oficer i Madh i Legjionit te Nderit’ i është dhënë Kadaresë nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.
Me tituj të tillë, janë vetëm 250 në Francë, dhe ky vit i ri, s’kishte se si të fillonte më mirë për shqiptarët.
“Ismail Kadare, Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France. Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020! Me dekret te posaçem te Presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”. Faleminderit Ismail. Merci la France”, shkruan Kumbaro.