Kohë më parë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Asociated Press, kishte publikuar një video të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, brenda oborrit të shtëpisë së tij në Burojë të Skenderajt
Këto pamje janë realizuar në vitin 2007, Thaçi atë kohë ishte fitues i zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ndërsa në video, kryen disa biseda telefonike.
Përveç Thaçit, në këtë video flasin edhe dy bashkëvendas të Thaçit, të cilët u shprehën të lumtur për fitoren e PDK’së, në zgjedhjet e 2007’tës.
- Advertisement -
Ndryshe, Qeveria në atë vit ishte formuar nga dy partitë më të mëdha, PDK dhe LDK, të cilat kanë qenë partnere edhe në disa prej qeverive të mëvonshme.