4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Fshati i dy shteteve, Karaçeva: I takojmë Kosovës, jo Serbisë

Rekomandime

Që nga fundi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karacevë të Kamenicës, kanë raportuar me dhjetëra herë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e komunës. Policia e Kosovës, nga viti 2014, nuk mund të në fshat pa lejen e KFOR-it pasi Serbia pretendon se kjo pjesë nuk i takon Kosovës. Banorët e kundërshtojnë këtë dhe tregojnë një hartë të Serbisë, ku sipas tyre, vërtetohet se ky territor i takon Kosovës. Selver Lenjani, me hartën në dorë, tregon

Lenjani: Serbia ka falsifikuar dokumentin valid

- Advertisement -

“Kjo hartë tregon se rruga e fshatit Karaçevë, rruga e asfaltuar dhe rruga “By Pass”, që është e rrezikuar që sa 20 vjet me radhë, dhe sigurimi i kësaj harte që kemi siguruar ne banorët të brezit kufitar nga ngastrat kadastrale të Republikës së Serbisë të komunës së Bujanovcit, se nuk rrezikohet kjo rrugë. As rruga “By Pass”, e as rruga e asfaltuar. Por me ngastra kadastrale është territor i Serbisë, pa ngastra kadastrale, pa numra është territor i Kosovës. Këtu dihet që Serbia ka falsifikuar dokumentin valid që faktorit ndërkombëtar iu është servuar sepse është tokë e jona.

Sipas Lenjanit Serbia po mundohet të përfitojë nga ky vend, që ka burime të shumta natyrore.

Lenjani: E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar

- Advertisement -

“E mashtrojnë vetën edhe faktorin ndërkombëtar…ne po e dimë se Serbia ku dhe me cilat punon, se e dimë mirë se komplet kjo pjesë, është komplet me resurse natyrore. Është humza, janë pasuritë natyrore që donë t’i merr dhe t’i fut nën territorin e saj. Lus që kjo hartë të jetë valide

Policia e Kosovës nuk shkel prej vitesh në këtë rrugë. Pavarësisht se KFOR thotë se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë, ai vazhdon të mbikëqyrë bijën kufitare me Serbinë në fshatin Karacevë.

- Advertisement -

Lenjani: Le të merren me çështjen e Karaçevës

“Lus të gjitha institucionet relevante, liderët e partive politike që të merren me çështjen e Karaçevës, sepse Karaçeva del me një zë për ta mbrojtur territorin e Kosovës e Karaçevës, për të mbrojtur trojet tona shekullore. Për të mbrojtur 11 mijë km2, dhe për t’i thënë faktorit ndërkombëtar urdhëro me kë kemi punë”

Deri kur Kosova dhe Serbia të bien dakord se kujt i takojnë 600 metra rrugë, banorëve u rrezikohen pronat e tyre. Kosova nuk e ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Serbinë ndërkohë që procesi ka qenë shumë i debatuar dhe i vështirë edhe me dy shtetet e tjera fqinje, Maqedoninë dhe malin e zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit