Në programin qeverisës të kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, është përfshirë edhe Kosova. Konkretisht aty përmendet përkrahja e dialogut dhe liberalizimi i vizave.
Sebastian Kurz, u zgjodh për herë të dytë kancelar i Austrisë dhe kështu në programin e tij qeverisës ai ka futur edhe Kosovën.
Në dokumentin pesë-pikësh të siguruar nga Klan Kosova, përmendet përkrahje e Vjenës në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin europian.
Në pikën e dytë, theksohet mbështetja e qeverisë austriake për procesin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Austria do të vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë aktive Ballkanin Perëndimor në rrugën europiane.
Mbështetje aktive për dialogun Beograd-Prishtinë midis Serbisë dhe Kosovës.
Dialog i vazhdueshëm me vendet e Ballkanit Perëndimor (përfshirë shkëmbimin intensiv parlamentar).
Përpjekje të mëtutjeshme për liberalizim të vizave për Kosovën”, shkruhet në planin qeverisës të Kurz.
Më poshtë keni edhe dokumentin në gjuhën gjermane.