Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, nëpërmjet një postimi në Facebook, është shprehur fundamentalisht në përkrahje të Albin Kurtit.
Ai, ka deklaruar se Kurtin s’mund ta akuzoj askush për gjithçka të keqe që i ndodhi Kosovës për 20 vite.
Sipas tij, sa më shumë të goditet, aq më i fortë bëhet.
Postimi plotë:
Kot e keni!
Për asgjë të keqe që i ka ndodhë Kosovës,në këto 20 vite ,s mundë e akuzoni dhe s mbanë përgjegjësi.
Sa më shumë e goditni ,edhe më i fortë bëhët.
Edhe nëse deshton me 3. shkurt, më lartë do të ngritet.
Koha e Tij ,dhe gjeneratës të cilën Ky e përfaqëson ,po vjen!
KOSOVA S’DURON MË!