-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Eksperti i së drejtës: Opozita dhe Presidenti po luajnë me fatin e shtetit, po e shkatërrojnë

Rekomandime

“Dëmi kryesor është mos ekzistimi i afateve pas rënies së Qeverisë dhe të normave juridike mbi zhvillimin e procedurës për Qeveri të re ose për zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtë konflikt juridik po e shfrytëzojnë palët dhe thjeshte po luajnë me shtetin e Kosovës. Kur e them këtë, e kam parasysh opozitën dhe Presidentin”, thotë Muhamet Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Subjekti më i madh politik opozitar në Kuvendin e Kosovës, PDK, që i është bashkuar mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, tani po e sfidon jo vetëm Kuvendin, por edhe Qeverinë të cilës i është marr mandati, duke kërkuar që të ri amendamentohet Ligji i buxhetit me një seancë të jashtëzakonshme, për ta miratuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë euro, që është propozim mbi bazën e analizave të ekspertëve të PDK-së. Këtë propozim, dhe kërkesën për seancë të jashtëzakonshme me nënshkrimet e mbledhura, e ka bërë shefi i grupit parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, ish Ministër i financave në koalicionin PAN.

- Advertisement -

Këtë iniciativë të PDK-së, njohësit e fushës së të drejtës e kanë vlerësuar si një lojë e cila tash në këtë situatë mundë të luhet nga të dyja gaborret, nga pozita dhe opozita, pasi që Kuvendi është në funksion, edhe pse Qeveria nuk dërgon ligje, por megjithatë deputetët mundë të organizojnë seanca e të bëjnë debate, për tu dëshmuar se kinse ata janë të interesuar për të zgjidhur të gjitha problemet e qytetarëve, ndërsa Qeveria në detyrë, e shkarkuar nga Kuvendi, nuk mundë të bëjë më shumë se që i lejohet sipas situatës aktuale dhe përgjegjësive të kufizuara.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, duke e komentuar këtë nismë të PDK-së thotë se deputetët sipas rregullores mundë të iniciojnë seanca për të debatuar, por është çështje tjetër nëse ato debate dhe vendime do të mundë të zbatohen nga ana e Qeverisë në detyrë, prandaj krejt kjo lojë merr karaktere të politik bërjes për konsumin publik.

Muhamet Kelmendi

Kjo loj politike në rrethin vicioz të Kuvendit, sipas Muhamet Kelmendit zhvillohet pasi Kuvendi ka vetëm një rregullore por akoma nuk ka Ligj për Kuvendin.

- Advertisement -

Kërkesat për thirrjen e seancave të rregullta, a të jashtëzakonshme, janë ligjore dhe në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Natyrisht se kjo vjen edhe si rezultat i mos ekzistimit të Ligjit për Kuvendin i cili është anuluar nga Gjykata dhe kurrë më nuk është punuar. Por, te seanca, juridikisht kërkesa është e drejtë, e tjetër është objekti i saj,përkatësisht shkaqet pse thirret seanca. Kuptohet se opozita çdo herë vepron në drejtim të gjetjes së shkaqeve për të akuzuar. Kjo, bëhet në kushte normale. Në gjendjen siç kemi shumë çështje lihen anash dhe ecet në rrugën e zgjidhjes së çështjes me të cilën luftohet”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, opozita tani e shfrytëzon zbrazësinë ligjore dhe atë kushtetuese e cila nuk e përcakton qartë afatin e mundësisë së funksionimit të Kuvendit pas rrëzimit të Qeverisë, dhe nuk e përcakton qartë as afatit e jetëgjatësisë së qeverisë në detyrë, eventualisht, riformatimin e qeverisë së shkarkuar ose shkuarjen në zgjedhje të reja.

- Advertisement -

Dëmi kryesor është mos ekzistimi i afateve pas rënies së Qeverisë dhe të normave juridike mbi zhvillimin e procedurës për Qeveri të re ose për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Këtë konflikt juridik po e shfrytëzojnë palët dhe thjeshte po luajnë me shtetin e Kosovës.

Kur e them këtë, e kam parasysh opozitën dhe Presidentin si dhe pozitën, përkatësisht VV-në.

Të dyja grupet janë përgjegjëse për gjendjen.

Asnjëra nuk mundë të i ikë përgjegjësisë. VV duhet të tregon pse nuk vepron në caktimin e mandatarit të ri, ndonëse për mua ka të drejtë, kur kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ndërsa, opozita dhe Presidenti, pse nuk ndërmarrin veprime tjera.

Është përgjigjur VV-ja, i takon Presidentit të vepron, ose të cakton zgjedhje të reja ose të ngarkon dikë tjetër me mandat për të ndërtuar Qeverinë.

Këtë edhe e ka deklaruar disa herë.

Kjo do të zhbllokonte gjendjen dhe palëve do të iu epte të drejtë të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur.

Mos veprimi i Presidentit tregon friken e tij dhe dëshirën për konflikte brenda vendit.

Përndryshe nuk se si të kuptohet ndryshe”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Në gjendjen aktuale, sipas Muhamet Kelmendit, Qeveria në detyrë po tregohet shumë serioze në përpjekjen për tejkalimin e krizës dhe të rrezikut të pandemisë, kurse opozita që e ka rrëzuar këtë Qeveri, po mundohet të arsyetohet para qytetarit, duke marr edhe këso nisma jo serioze dhe të pa zbatueshme, për të fituar poenë politik, por edhe duke provuar ta mbaj aktiv Kuvendin të mos shpërbëhet, për ta formuar Qeverinë e re nga e njëjta legjislaturë me subjekte të tjera politike pa LVV-në.

Qeveria në detyrë po mbështetet në gjendjen aktuale të luftës kundër pandemisë dhe po përpiqet të realizoj një luftë të suksesshme.

Ndërsa, opozita që e ka shkarkuar, po dëshiron të tregohet e popullit, me qëllim të plotësimit të tillë të buxhetit për të ndihmuar gjoja popullin.

Natyrisht se me këtë, opozita po tregon se Kuvendi është funksional dhe se nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Mbi këtë po synohet të shkohet në Qeveri të re, pa VV-në.

Kjo, për faktin se Kuvendi sipas opozitës është funksional dhe se vendit nuk i duhen zgjedhje por një Qeveri.

Tani ajo që ka mbetur është të priten edhe veprime nga Presidenti në drejtim të caktimit të mandatarit të ri nga LDK. Ky është qëllimi aktual”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit