Koronavirusi ua ndërron ngjyrën e lëkurës dy mjekëve kinez

0
118

Dy mjekëve kinezë, të cilët ishin të sëmurë rëndë nga COVID-19, iu është errësuar ngjyra e lëkurës nga sëmundja.

Dr Yi Fan dhe Dr Hu Weifeng, të dy 42 vjeç, u prekën nga koronavirusi derisa po kuronin pacientë në Spitalin Qendror Wuhan në janar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ndryshimi i ngjyrës, është shkaktuar nga pabarazitë hormonale, pasi mëlçitë e tyre u dëmtuan nga virusi, tha mjeku që po ofronte tretman mjekësor për ta, për mediat shtetërore kineze.

Të dy mjekët u diagnostikuan në 18 janar.

Ata u dërguan së pari në Spitalin Pulmonar Wuhan dhe më pas u transferuan në degën Zhongfa Xincheng të Spitalit Tongji, sipas transmetuesit shtetëror kinez CCTV.

Dr Yi, kardiolog, mundi COVID-19 pasi mjekët e lidhën atë në një makinë mbështetëse e quajtur ECMO për 39 ditë.

Gjendja e Dr Hu është më e rëndë.

Urologu ka qëndruar në shtrat për 99 ditë dhe shëndeti i tij i përgjithshëm është i dobët, tha Dr Li Shusheng i cili trajtoi Dr Hu.

Ai është ende duke u kujdesur në njësinë e kujdesit intensiv në të njëjtin spital me Dr Yi.