3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti i quan shpifje e gënjeshtra deklarimet e Thaçit për përgjime në PTK

Rekomandime

Pas shumë kohësh, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shkoi për vizitë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi sipas tyre kishte të bënte me pandeminë COVID-19 dhe veprimet që do të merren ditëve në vazhdim për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

- Advertisement -

Por, Kurti veç të tjerash u pyet edhe për deklaratën e presidentit Thaçi i cili ka dhënë mbrëmë në një debat televiziv se “Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat”.

Ai këto i quajti shpifje dhe gënjeshtra, deri tha se këto janë diçka të zakonshme nga ana e presidentit, transmeton Indeksonline.

Ato janë gënjeshtra e shpifjen problemi me gënjeshtra është se duhet të gënjejnë për ditë e disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje, besoj që këto pyetje duhet të ishin për prokurorin e shtetit.

- Advertisement -

Protagonistët e aferës pronto kur e ushtronin italishten e grupeve mafioze janë mësuar me termin përgjim, ndërsa ata që s’pajtohen me realitetin po merren me to.

Të mos humbin kohë me dëshirat e tyre, pasi që ata kanë dëshirë të bëjnë përgjime e ta uzurpojnë zyrën e kryeministrit dhe ma mveshin mua”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit